Botë

Nxirren kufomat e katër viktimave nga fundosja e anijes në Hungari

 

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur të martën kufomat e katër turistëve të mbytur në ujërat e Danubit në Budapest, pas operacionit të nxjerrjes së anijes që u fundos dy javë më parë, teksa barte një grup turistësh nga Koreja Jugore, kanë njoftuar të martën zyrtarët hungarezë.

Anija “Mermaid” u fundos brenda pak sekondash më 29 mars, pasi u përplas në një mur nën urën e kryeqytetit hungarez sherri i shirave të rrëmbyeshëm, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.