74 persona tentojnë ta kalojnë Kanalin anglez me tetë anije

02 June 2019 20:14

Më shumë se 70 persona janë kapur duke tentuar ta kalojnë Kanalin anglez, me tetë anije.

Qeveria britanike ka konfirmuar se 74 imigrantët tentuan të hynin në ishull përmes Francës dhe se ky është rekord brenda një dite, transmeton KTV. Rojat bregdetare u kanë bërë thirrje imigrantëve që t’i ndalin këto tentime për shkak se rrezikojnë jetën e tyre.

Gjatë muajit maj janë kapur 140 imigrantë - numri më i madh që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar. Ata kryesisht vijnë nga Afrika dhe tetë persona janë kapur në një plazh në lindje të Anglisë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme