Botë

Pompeo: SHBA-ja e gatshme për bisedime me Iranin pa kushte paraprake

Pompeo: SHBA-ja e gatshme për bisedime me Iranin pa kushte paraprake

-ja është e gatshme për të nisur bisedimet me Iranin pa kushte paraprake, deklaroi sot në Zvicër shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

”Ne jemi të gatshëm për t’u ulur në një tryezë me ta, pasi përpjekja amerikane synon ndërprerjen e plotë të aktiviteteve të dëmshme të Republikës islamike dhe forca e saj revolucionare do të vijojë’’, shtoi ai, duke lënë të kuptohej se Uashingtoni nuk do të zbuste tonet e fushatës ”të presionit maksimal’’ ndaj Teheranit.