Botë

Studentët brazilianë protestojnë kundër shkurtimin të buxhetit nga qeveria

Studentët brazilianë dolën në rrugët e qyteteve, duke përfshirë Sao Paulon dhe Rio de Janeiron, për të vazhduar protestat masive që filluan më parë këtë muaj.

Ata po protestojnë lidhur me ndaljen e fondeve për arsimin, një vendim i marrë nga qeveria e presidentit Jair Bolsonaro, transmeton KTV.

Nxënësit në protesta këndonin slogane antiqeveritare ku thuhej se “Arsimi është arma jonë” dhe “Mbrojtja e arsimit mbron të ardhmen”. Bolsonaro me lehtësi i fitoi zgjedhjet vitin e kaluar, por që nga marrja e detyrës më 1 janar, popullariteti i tij ka rënë, sipas disa sondazheve.