Botë

Konfirmohet data 7 korrik për zgjedhje të parakohshme në Greqi

Descriptive Text

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi do të mbahen më 7 korrik. Data është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzanakopoulos gjatë një interviste të dhënë për televizionin Alpha.

Ai tha se data 7 korrik ishte zgjedhur pas një konsultimi mes kryeministrit Tsipras me ministrin e Arsimit, të cilët sipas tij ranë dakord që të vendosnin këtë ditë me qëllim që të mos pengonin provimet e maturës. Sipas zëdhënësit qeveria do vijojë t’i ruaj fuqitë dhe nuk do të ketë asnjë dorëheqje të kryeministrit Tsipras po qeveri teknike, raporton Alsat-M.

“Nuk ka dorëheqje të Kryeministrit apo qeveri teknike, situata është krejtësisht e ndryshme nga shtatori 2015,” tha ai.