Botë

Kancelari austriak humb votëbesimin

Foto: Reuters

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz dhe qeveria e tij kanë humbur votëbesimin në seancën e veçantë parlamentare.

Partia nga koalicioni i tij i mëparshëm, Partia e Lirisë (FPO) mbështeti mocionet e paraqitura nga partia opozitare, Social Demokrate (SPO), raporton BBC, transmeton Koha.net.

FPO ishte përfshirë në një skandal politik i shkaktuar nga një video sekrete, e cila i dha fund koalicionit.

Socialdemokratët kishin 52 prej 183 ulëseve të dhomës së ulët të parlamentit, por u ndihmuan me 51 deputetët e Partisë së Lirisë që formuan shumicën e nevojshme për shkarkimin e Kurzit që bëhet kancelari i parë pas Luftës së Dytë Botërore që shkarkohet në këtë mënyrë.

Presidenti i Austrisë tani duhet të vendosë se kush do të jetë kancelari i ri.

Ky lider do të drejtojë një qeveri të përkohshme deri sa të mbahet zgjedhjet e pritura në muajin shtator.

Kurz, kreu i Partisë Popullore të Austrisë (OVP), është kancelari i parë në historinë austriake të pasluftës që ka humbur një votëbesim.

Në moshën 32-vjeçare, ai ishte udhëheqësi më i ri shtetëror në botë.