Botë

Lirohet “talebani amerikan”, Pompeo kritikon vendimin

Lirohet “talebani amerikan”, Pompeo kritikon vendimin

John Walker Lindh shtetasi amerikan i cili u kap në vitin 2001 ndërsa luftonte krah talibanëve në Afganistan, doli të enjten nga një burg federal i shtetit të Indianës.

I njohur si “talebani amerikan” ai kreu 17 vite nga një dënim me 20 vjet heqje lirie, nën akuzat se siguroi ndihmë të paligjshme për talebanët, sunduesit islamikë të vijës së ashpër të Afganistanit.