Dalin kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro, bankat këshillojnë për kujdes nga fallcot

Dalin kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro, bankat këshillojnë për kujdes nga fallcot

23 May 2019 15:43

Ditën e martë, më 28 maj, do të dalin kartomonedhat e reja 100 dhe 200 euro nga Banka Qendrore Europiane dhe me këto kartmonedha mbyllet zëvendësimi i kartmonedhave të vjetra.

Banka Qendore Europiane tha se nuk do të prodhohen më kartmonedha 500 euro për të luftuar korrupsionin në Europë.

Deri tani Banka Europiane ka ndryshuar kartmonedhat 5, 10, 20 dhe 50 euro. Sipas ekspertëve këto kartmonedha 100 dhe 200 euroshe janë shumë të vështira për t’u falsifikuar, por prapë pritet që në ditët e para të ketë shumë tentativa për para fallco dhe njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Ndoshta, shumë shpejt këto kartmonedha do të hyjnë edhe në Shqipëri…

Komentet

Shto koment

Të ngjashme