Botë

Theresa May propozon marrëveshje të re për Brexitin

Theresa May propozon marrëveshje të re për Brexitin

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se Qeveria do të përfshijë në marrëveshjen e Brexitit edhe një kërkesë përmes së cilës ligjvënësit do të votonin nëse duhet të mbahet një referendum për marrëveshjen e Brexitit.

Theresa May tha se deputetët e kanë "një mundësi të fundit" për të proceduar me Brexitin, pasi ajo prezentoi një version të ri të marrëveshjes.