Botë

Tajvani bëhet shteti i parë aziatik që miraton ligjin për martesat mes së njëjtës gjini

Parlamenti i Tajvanit është bërë i pari në Azi që miraton ligjin për ta legalizuar martesën mes së njëjtës gjini.

Në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese e Tajvanit vendosi që çiftet e së njëjtës gjini kanë të drejtë të martoheshin ligjërisht, transmeton KTV. Parlamentit iu dha një afat kohor prej dy vjetësh dhe iu kërkua të kalonin ndryshimet deri më 24 maj.

Ndërsa qindra mbështetës u mblodhën jashtë ndërtesës në kryeqytetin e Taipeit për të pritur vendimin historik.