Shumica e evropianëve mendojnë se BE-ja do të shpërbëhet brenda 20 vitesh Foto: insead

Shumica e evropianëve mendojnë se BE-ja do të shpërbëhet brenda 20 vitesh

16 May 2019 13:16

Më shumë se gjysma e evropianëve besojnë se BE-ja do të shpërbëhet brenda njëzet viteve të ardhshme, ndonëse përkrahja për bllokun evropian është më e madhja e çerek-shekullit të kaluar, është bërë e ditur përmes një ankete.

Në Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Austri, Sllovaki, Rumani, Greqi dhe në Republikën Çeke e Poloni, shumica e qytetarëve që kanë marrë pjesë në anketë mendojnë se shthurja e BE-së ishte “mundësi reale” në 10 deri në 20 vitet e ardhshme, transmeton “Koha Ditore”.

Kjo përqindje është posaçërisht e theksuar në Francë, ku partia e presidentit të Francës, Emmanuel Macron është prapa partisë së Marine Le Penit, në sondazhet për zgjedhjet e javës së ardhshme për Parlamentin Evropian, raporton gazeta britanike “The Guardian”.

Sipas anketës, së autorizuar nga instituti “Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë” (ECFR), 58 për qind e francezëve besojnë se BE-ja ka shumë mundësi që të shpërbëhet brenda 20 viteve. Kësaj përqindjeje të francezëve ua kalon vetëm përqindja e sllovakëve (66 për qind), që e mendojnë një gjë të tillë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme