Trumpi shpall gjendje emergjente për sulme kibernetike Foto: Reuters

Trumpi shpall gjendje emergjente për sulme kibernetike

15 May 2019 23:37

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur emergjentë kombëtare për të mbrojtur rrjetet kompjuterike amerikane nga “kundërshtarët e huaj”, raporton BBC.

Ai ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv në mënyrë efektive që i ndalon kompanitë amerikane që të përdorin telekomet e huaja, që besohet se përbëjnë rrezik për sigurinë e SHBA-së, transmeton Koha.net.

Trumpi nuk specifikuar ndonjë kompani të huaj rreth kësaj çështje.

Megjithatë, analistët sugjerojnë se kjo i është drejtuar kryesisht ndaj gjigantit kinez, Huawei.

Një numër vendesh kanë ngritur shqetësime se produktet e kësaj kompanie mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje.

Kompania kineze, e cila është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomit, ka mohuar se pajisjet e saj përbëjnë ndonjë rrezik për spiunazh ose sabotim.

Ky veprim është mirëpritur nga Komisioni Federal i Komunikimeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme