Botë

Amsterdami rrit taksat për turistët

Amsterdami rrit taksat për turistët

Bashkia e qytetit të Amsterdamit do të fusë një taksë të re mbi turistët, numri i të cilëve është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Qyteti holandez kishte më parë një taksë prej 7% për faturat e hoteleve. Por sot, qeveria lokale njoftoi një taksë shtesë sipas të cilës çdo turist në hotel do të paguajë tre euro për natë në të ardhmen.