Botë

May kërkon sërish votë për Brexit-in në qershor

May kërkon sërish votë për Brexit-in në qershor

Kryeministrja Theresa May për herë të katërt do të kërkojë në fillim të qershorit mbështetjen e deputetëve anglezë për Brexit. Tri vite nga referendumi për shkëputjen e vendit nga Bashkimi Europian, ligjvënësit ende nuk kanë arritur të gjejnë dakordësinë se si do të realizohet divorci me palën europiane.

Qeveria britanike pritet në javën e parë të qershorit që të hedhë për votim marrëveshjen e kundërshtuar për Brexit, transmeton oranews raportimin e mediave të atjeshme..