Botë

Thirrja e një gruaje në Texas para se të vritej nga polici: “Jam shtatzënë”

Thirrja e një gruaje në Texas para se të vritej nga polici: “Jam shtatzënë”

Një kontroll rutinë nga një oficer patrulle në Baytown, Texas u përshkallëzua në një konflikt që i mori jetën një gruaje.  “Jam shtatzënë” janë fjalët e fundit që ka thënë gruaja, para së të qëllohej disa herë me pistoletë nga oficeri.

Konflikti është filmuar nga një dëshmitar i cili ka qenë në vendngjarje dhe video është publikuar menjëherë në rrjetet sociale, ku dëgjohen dhe fjalët e saj, “Jam shtatzënë”. Por, policia nuk ka konfirmuar nëse gruaja ishte në të vërtetë shtatzënë.