Botë

Një iraniane dënohet me dhjetë vjet burgim si spiune e Britanisë

Një grua iraniane është dënuar me dhjetë vjet burgim pasi punoi për agjencitë britanike të spiunimit.

Zëdhënësi i gjykatës iraniane, Gholamhossein Esmaili deklaroi se e dënuara duke përdorur një emër të rrejshëm, vazhdimisht kishte bërë planifikimin dhe organizimin e ngjarjeve kulturore me qëllim që të inkuadronte agjentët tjerë britanikë në Iranin islamik, transmeton KTV. Ai shtoi se agjencitë kryesisht kanë operuar përmes grupeve teatrore dhe tentonin të ndikonin në nivelin kulturor.

Këto veprime tërhoqën vëmendjen e shërbimit inteligjent të Iranit që arrestoi të dyshuarën, së cilës me një vendim të shpejtë, ia shqiptoi edhe dënimin me burgim.