Në flakë bizneset myslimane në Shri Lankë

13 May 2019 21:24

Policia ka arrestuar një grup burrash në distriktin e Kurunegalas në Shri Lankë me dyshimet se kanë sulmuar bizneset që janë në pronësi të myslimanëve.

Një pronar i dyqanit deklaroi se një grup prej 15 burrash të armatosur me thika e shpata e kërcënuan me vdekje, por ia doli të ikte nga vendi i ngjarjes, transmeton KTV.

Sulmet u shtuan në mungesë të patrullimit të policisë derisa grupet myslimane kanë marrë kërcënime që prej sulmeve me bomba gjatë Pashkëve në të cilën u vranë 250 persona.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme