Botë

Suedia rihap hetimet ndaj Assange – synon ekstradimin e tij

Descriptive Text

Prokurorja shtetërore suedeze ka bërë të ditur të hënën se do ta rihapë hetimin për përdhunim ndaj themeluesit të “WikiLeaks”-it, Julian Assange, duke shtuar se tani ekzistojnë rrethanat për ta kërkuar ekstradimin e tij nga Britania.

Eva-Marie Persson ka thënë gjatë një konference shtypi se prokurorët suedezë do të vazhdojnë dhe të përmbyllin hetimet preliminare, të ndërprera më 2017 pa ngritjen e ndonjë aktakuze, teksa Assange kishte gjetur strehim në ambasadën ekuadoriane në Londër, transmeton Koha Ditore.

Assange është arrestuar në Britani gjatë muajit të kaluar, pasi që kishte kaluar shtatë vjet brenda ambasadës. SHBA-ja po ashtu është duke e kërkuar ekstradimin e tij nën akuzat e lidhura me publikimin nga “Wikileaks” të një grumbulli të madh të dokumenteve sekrete.