Botë

Rasti Assange, Suedia pritet të vendosë nëse do të rifillojë hetimet ndaj tij

Foto: Reuters

Prokuroria e Suedisë pritet të marrë vendim nëse do të rihapë rastin e akuzave për ngacmim seksual ndaj ish-themeluesit të Wikileaksit, Jualian Assange.

Rasti mund të hapet me kërkesë të avokatit të viktimave. Australiani që ka mohuar akuzat, për shtatë vjet i është shmangur ekstradimit në Suedi, kur kërkoi azil politik në ambasadën ekuadoriane në Londër gjatë vitit 2012, transmeton KTV.

Ndërkaq, në vitin 2017, prokuroria suedeze kishte hequr dorë nga ndjekja penale ndaj tij lidhur me akuzat për përdhunim. Por, Assange ishte arrestuar muajin e kaluar dhe është dënuar me 50 javë burgim për shkelje të të drejtave të lirimit me dorëzani.

Ekstradimin e tij e dëshiron edhe SHBA-ja për rolin e tij në publikimin e dokumenteve sekrete gjatë vitit 2010.