Botë

Ashtu siç pritej, zgjedhjet në Afrikën e Jugut i fitoi partia në pushtet

Përkundër dyshimeve për korrupsion, një ekonomie të ngadaltë dhe ndërprerjes së vazhdueshme të energjisë elektrike, partia qeverisëse ANC i ka fituar zgjedhjet e Afrikës së Jugut.

Me tre të katërtat e votave të numëruara, ANC ka fituar më shumë se 57% të votave, sipas rezultateve nga komisioni zgjedhor i vendit, transmeton KTV. ANC duket e vendosur të ruajë kontrollin e saj në pushtetin për pesë vjetët e ardhshëm.

Sidoqoftë, rezultatet tregojnë se po zvogëlohet mbështetja e votuesve për partinë e Nelson Mandelës, që është në pushtet që nga rënia e aparteidit në mesin e viteve 1990.