Botë

Pendarovski pritet të ndryshojë raportet me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Pendarovski pritet të ndryshojë raportet me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të ndryshojë raportet e këtij institucioni me Qeverinë, por edhe me komunitetin ndërkombëtar, bazuar sipas vlerësimeve të njohësve të çështjeve politike.

Paraprakisht, edhe partitë në pushtet të udhëhequra nga LSDM-ja, që e kishin nominuar dhe zgjedhur për president, kanë thënë se me Stevo Pendarovskin në krye të shtetit, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë kursin euroatlantik të qeverisë dhe si dhe konceptin e saj, “Një shoqëri për të gjithë”.