Albert Rivera, kreu i partisë së tretë më të votuar të Spanjës, Ciudadanos, i ka thënë kryeministrit socialist Pedro Sanchez, se ai mund të mos e përkrahë qeverinë e tij.
Sanchezi pothuajse është i sigurt se do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Spanjës, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet e 28 prillit, pavarësisht se nuk e ka shumicën, transmeton KTV.
Socialistët kanë thënë se do të përpiqen të qeverisin të vetëm, por nëse Sanchezi kërkon partner koalicioni, ai mund të zgjedhë një aleancë të ndërlikuar me Podemos. Por, kjo aleancë me gjasë do të kërkonte gjithashtu mbështetje nga të paktën një ligjvënës separatist katalanas.