Botë

Maqedonia Veriore gati për vizitën historike të Papa Françeskut

Papa Françesku sot shkon në Shkup për të mbajtur një meshë ku pritet të marrin pjesë mbi 15.000 qytetarë.

Masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë dhe do të angazhohen të gjitha kapacitetet, në mënyrë që vizita e udhëheqësit katolik të kalojë pa probleme. Një regjim i veçantë i trafikut është njoftuar gjithashtu, sipas mediave të Maqedonisë Veriore.

“Çdo gjë është e gatshme. Vizita e Papës për Republikën e Maqedonisë Veriore, komunitetin e saj katolik dhe anëtarët e bashkësive të tjera fetare, është një ngjarje historike”, tha sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Viktor Dimovski, shkruan ksp.

Ai vlerësoi se ardhja e Papës në këtë moment është kyç për Maqedoninë e Veriut, pasi pritet hapja e rrugës evropiane, dhe dërgon mesazhe pajtimi dhe solidariteti.

Qeveria maqedonase deklaroi për sot një ditë pushimi për punonjësit në shërbimet shtetërore dhe publike në Shkup.

Qendra e Shkupit do të mbyllet për qarkullim dhe do të largohen të gjitha veturat nga parkingjet, derisa masa të posaçme janë paraparë edhe për kalimtarët.

Zona qendrore e qytetit do të jetë nën masa të sigurisë së lartë dhe qytetarët që i referohen tregut masiv duhet të tregojnë ID-të e tyre për hyrje në zonë. Do të mbyllen tri ura për këmbësorë në lumin Vardar.

Papa në Maqedoninë Veriore shkon pas vizitës në Bullgari. Ai do të takohet me përfaqësues të autoriteteve, sektorit joqeveritar dhe korit diplomatik, ndërsa do të vizitojë edhe shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

Maqedonia Veriore do të jetë shteti i 42 që Papa Françesku do ta vizitojë që nga marrja e postit në krye të Kishës Katolike në vitin 2013.

Kjo është agjenda e Papës pas arritjes në Maqedoni

Mediat në Maqedoni kanë publikuar agjendën e tij gjatë kësaj vizite.

Papa Françesku me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të mirëpritet nga Presidenti George Ivanov në orën 9:00 në Villën Vodno, shkruan alsat-m.

Pas kësaj pritje Papa do të ketë një takim me presidentin e Maqedonisë dhe familjen e tij po në të njëjtin vend.

Pas takimit me presidentin Papa do të takojë edhe kryeministrin Zoran Zaev dhe familjen e tij.

Papa do të takohet edhe me përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik në vend, pas së cilës fjalime do të kenë presidenti Ivanov dhe Papa Françesku.