Botë

Britaniku që lidhi ishullin me Europën, sot pro Brexitit

Britaniku që lidhi ishullin me Europën, sot pro Brexitit

Dover, 6 maj – Njëzet e pesë vite pas inaugurimit të tunelit të kanalit të La Manshit, Graham Fagg, britaniku që shpërtheu copëzat e fundit të shkëmbit për të lidhur Anglinë me kontinentin europian, është bërë sot mbështetës i Brexit.

“Kam punuar në tunel dhe kam bërë një punë të madhe, por në fakt unë kam votuar pro Brexit”, thotë 70-vjeçari, transmeton atsh shkrimin e AFP-së.