Botë

Kompanitë në Maqedoninë e Veriut: Kemi nevojë për 180 mijë punëtorë

 

Ka marrë fund kohë e investimeve të huaja kur punësimet bëheshin në mënyrë masive. Në tregun e punës nuk ka më punëtorë me kualifikim të ulët, të cilët lehtë mund të punësohen si në kompanitë që vinin në vend deri më tani.

Sipas zëvendëskryeministrit për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev, tashmë duhet të kërkohen investitorë të cilët do të punësojnë atë që për momentin ofrohet.