Botë

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, votimi në burgje u zhvillua pa probleme

 

Në burgun e Idrizovës të Maqedonisë së Veriut, të drejtën e votës sot patën mundësi ta shfrytëzojnë 817 persona të dënuar si dhe 41 persona në departamentin e hapur në Veles.

Përveç zgjedhjeve presidenciale, disa prej votuesve kishin të drejtë të zgjedhin kryebashkiakun e ardhshëm të Novo Sellës ose të Ohrit.