Botë

50 javë burgim për Assangen në Britani

Descriptive Text

Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange, u dënua nga një gjykatë e Londrës me 50 javë burgim për shkak se kishte ikur nga lirimi me kusht, raporton Reuters.

Assange shkeli masën e lirimit me kusht për të hyrë në ambasadën e Ekuadorit pothuajse shatë vjet më parë. ai u nxor dhunshëm nga ambasada muajin e kaluar dhe u akuzua nga SHBA-ja për një nga rrjedhjet më të mëdha të informatave të klasifikuara, transmeton Koha.net.

Gjykatësja Deborah Taylor tha se Assange e kishte shfrytëzuar pozitën e tij prej të privilegjuari për të shkelur ligjin dhe për ta shfaqur përbuzjen e tij ndaj drejtësisë britanike.