Papa Françesku dhuron 500.000 dollarë për emigrantët e bllokuar në Meksikë

28 April 2019 20:08

Papa Françesku i ka dhuruar 500.000 dollarë për t’i ndihmuar emigrantët e bllokuar në Meksikë, ndërsa përpiqen ta arrijnë kufirin amerikan.

Në njoftimin e Vatikanit theksohet se ndihma vitale për emigrantët është zvogëluar, pasi edhe mbulimi mediatik i ngjarjes është zvogëluar gjithashtu, transmeton KTV. Papa e ka kritikuar më parë synimin e presidentit amerikan Trump për ndërtimin e një muri për t’i larguar emigrantët.

SHBA-ja i ka bërë presion Meksikës për t’i frenuar të ashtuquajturit karvanët e njerëzve nga Amerika Qendrore që shkojnë në veri.

Shumë nga emigrantët thonë se po ikin nga përndjekja, dhuna dhe varfëria në vendet e tyre.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme