Trumpi e quan New York Timesin "armik të popullit" që duhet t'i përgjërohet, kritikohet ashpër Foto: Reuters

Trumpi e quan New York Timesin "armik të popullit" që duhet t'i përgjërohet, kritikohet ashpër

23 April 2019 23:32

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur i ashpër ndaj prestigjiozes The New York Times. E ka quajtur “armike të popullit”, e ka thënë se atij duhet t’i kërkojë falje duke iu përgjëruar.

Ai, në profilin e tij në Twitter, ku shkruan zakonisht, ka thënë se pret nga NYT që t’i kërkojë sërish falje, por kësaj here ai do që këtë ta bëjë duke i rënë në gjunjë.

“Pyes veten nëse New York Times do të më kërkoj falje sërish, siç bënë pas zgjedhjeve të vitit 2006. Por kjo do të duhet të jetë një kërkim-falje shumë më e madhe dhe më mirë. Për këtë ata do të duhet të binin në gjunjët e tyre dhe të përgjërohen për falje”, ka thënë Trump. “Ata janë me të vërtetë Armiku i Popullit”, ka shtuar më tej Trump.

Ka marrë shumë reagime për këto komente, e njëri prej tyre është edhe ai i Nicholas Kristofit, njërit prej kolumnistëve më të njohur të NYT-it.

“Në 35 vitet e mia në NYT kam mbuluar shumë autoritarë në mbarë botën. Shumë prej tyre më kanë sulmuar mua ose NYT-in, edhe pse rrallë përdorin gjuhën staliniste si kjo (e Trumpit v.j.). Unë kam qenë i kërcënuar me dëbim, arrestim e ekzekutimin. Por në fund i kemi kaluar ato”, ka thënë ai. “Së fundi, një këso lideri – gjenocidiali Omar Bashir i Sudanit – u rrëzua dhe u burgos këtë muaj. Sigurisht, bëjmë gabime. Natyrisht ne e mirëpresim kritikën. Por denoncimet helmuese si ‘armiq të popullit’ nuk kanë vend në një demokraci. Në përvojën time autoritarët që vrapojnë pas një tigri përfundojnë brenda tij. Ne jemi më të mirë se kjo”, ka thënë ai.

“Lufta” në mes të presidentit Trump dhe një pjese të mediave në SHBA është që prej kur miliarderi ka marrë detyrën e presidentit. Një valë e re e kësaj përballje po ndodh pas publikimit të raport të hetuesit special, Robert Mueller, përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale dhe për ndërhyrje të presidentit amerikan në drejtësi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme