Botë

Qindra të evakuuar pas rrjedhjes së gazit në Shtëpinë e Operës në Sidnej

Qindra të evakuuar pas rrjedhjes së gazit në Shtëpinë e Operës në Sidnej

Rreth 500 persona janë evakuuar të martën nga Shtëpia e Operës në Sidnej të Australisë dhe nga restorantet përreth për shkak të rrjedhjes së gazit, teksa zjarrfikësit kanë bërë të ditur se janë duke e monitoruar shkallën e gazit në atmosferë pas incidentit.

Departamenti i Zjarrit dhe Shpëtimit në New South Wales ka shkruar në “Twitter” se ekspertët e gazit janë duke mbajtur nën kontroll gjendjen, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.