Botë

Ish kryeministri turk kritikon partinë e Erdoganit për humbjen e zgjedhjeve lokale

Ish kryeministri turk kritikon partinë e Erdoganit për humbjen e zgjedhjeve lokale
 

Një ish-kryeministër dhe aleat i ngushtë i presidentit Recep Taip Erdogan, kritikoi ashpër Partinë në pushtet AK, të hënën, duke fajësuar ndryshimet e politikave dhe një aleancë me nacionalistët, për ecurinë e saj të dobët në zgjedhjet lokale të Turqisë muajin e kaluar.

Në sfidën e tij të parë të madhe publike ndaj Erdogan, që kur u largua nga zyra tre vjet më parë, Ahmet Davutoglu, një anëtar i AKP, përplas politikat ekonomike të partisë, kufizimet e medias dhe dëmet që ai tha se i kishte bërë ndarjes së pushteteve dhe institucioneve të Turqisë.