Botë

Pesë persona vdesin nga një termet në Filipine

Pesë persona vdesin nga një termet në Filipine
 

Të paktën pesë persona vdiqën dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur sot nga shembja e të paktën dy godinave për shkak të një tërmeti të fuqishëm me manjitudë 6,3 në veri të Filipineve, njoftoi një përgjegjës lokal.

Tre nga trupat janë nxjerrë nga rrënojat e një godine në qytetin Porak, ndërkohë që një fëmijë dhe gjyshja e tij kanë mbetur të vdekur në shembjen e një godine në qytetin Lubao, njoftoi guvernatorja e provincës, Lilia Pineda, për televizionin ABS-CBN.