Botë

Serbia dha 1 milion euro për Notre Dame

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që Francës t’i dërgojë ndihmë financiare në shumë prej 1 milion euro për riparim të kishës Notre Dame që u dëmtua nga zjarri në javën e shkuar.

Në kumtesën e qeveritare serbe që e publikon”danas” theksohet se “me këtë vendim konfirmohet miqësia shekullore me popullin francez dhe shprehet dëshira që simboli francez dhe i qytetërimit botërore të rinovohet sa më shpejt dhe që të hapet ky tempull i kulturës dhe i artit për admiruesit e vet”, transmeton koha.net.