Botë

Gazetarët e burgosur të Reutersit në Mianmar shpresojnë të lirohen

 

Gjykata Supreme në Mianmar do të vendosë të martën lidhur me ankesën në Apel të dy gazetarëve të burgosur për raportimin e vrasjeve të myslimanëve Rohingya në shtetin perëndimor Rakhinë.

Wa Lone, 32-vjeç dhe Kyaw Soe Oo, 28-vjeç, u dënuan me 7 vjet burgim shtatorin e kaluar, për shkelje të ligjit zyrtar për hetimin e vrasjes së 10 burrave Rohingya, transmeton KTV.