Botë

Maqedoni e Veriut, ja sa vota nevojiten për t’u zgjedhur presidenti në raundin e parë

Maqedoni e Veriut, ja sa vota nevojiten për t’u zgjedhur presidenti në raundin e parë

Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në zgjedhjet të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Në raundin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili ka fituar shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, gjegjësisht 904.066 vota.