Botë

Juncker: Brexit-i pa marrëveshje i mundshëm edhe pas zgjatjes së afatit

Juncker: Brexit-i pa marrëveshje i mundshëm edhe pas zgjatjes së afatit

Mundësia e largimit nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje është e mundshme, përkundër shtyrjes së afatit, tha të shtunën në një intervistë për gazetën gjermane FUNKE, presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, raporton Reuters.

Komentet e presidentit vijnë një javë pas shtyrjes së afatit për 6 muaj të BE-së ndaj Britanisë së Madhe.