Botë

Policia franceze ndalon “jelekëverdhët” të protestojnë pranë Notre Dame

Policia franceze ndalon “jelekëverdhët” të protestojnë pranë Notre Dame
 

Një rrugëtim vërtet i veçantë ai i këtij viti për të premten e shenjtë në Paris. Procesioni u organizua në “A l’île de la Cité” më saktë në zonën ku ndodhet katedralja e Notrë Dam. Një tragjedi, sipas fjalëve të Arqipeshkvit Mishel Apetit. Pas kryqit ecnin me qindra persona, besimtarë katolikë por dhe shumë kuriozë dhe turistë

Por në kryeqytetin francez Pashkët nuk i ndalojnë protestat e “jelekëve të verdhë”, të cilët në të shtunën e 23-të radhazi janë mbledhur sërish. Por këtë herë ka një urdhër ndalimi të qartë nga qeveria, që të mos afrohen në zonën e Notre Dame. E gjithë zona qëndron e mbyllur për trafikun rrugor dhe në mbrojtje të saj ka agjentë policie të njësisë speciale.