Mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mblidhen sot në Beograd.
Tubimi vjen në kohën kur Vuçiq po përballet me protesta që synojnë rrëzimin e qeverisë së tij.
Qysh në dhjetor, opozita e Serbisë ka dalë në rrugë çdo të shtunë, për të protestuar, siç thotë, kundër sundimit autokratik të Vuçiqit, kufizimit gjithnjë e më të madh të lirisë së shtypit dhe problemeve të tjera në vend.
Protestat kanë nisur pasi udhëheqësi i opozitës, Borko Stefanoviq, është rrahur nga sulmues të maskuar.
Vuçiq, për kohë të gjatë nacionalist, ka bërë përpjekje ta riformojë pozicionin e tij si reformator pro-evropian, por i ka ruajtur edhe marrëdhëniet e mira me aleaten tradiconale të Serbisë - Rusinë.
-
Tensione para tubimit pro-qeveritar në Beograd, shkojnë edhe mbështetës nga Kosova
-
Numër i madh protestuesish, por edhe forcash policore në Beograd
-
Mijëra qytetarë serbë protestojnë në Beograd kundër Vuçiqit
-
Protestë e madhe në Beograd me paralajmërim se do të radikalizohet
-
Protestat e reja në Serbi shtojnë presionin kundër Vuçiqit