Botë

Policia gjermane arreston serbin që tentoi të trafikonte shqiptarë

Policia gjermane arreston serbin që tentoi të trafikonte shqiptarë

Policia gjermane në Rosenheim e ka arrestuar të enjten një serb, i cili me veturën e tij është munduar të fusë paligjshëm në Gjermani disa persona nga Kosova dhe Shqipëria, kanë bërë të ditur autoritetet gjermane.

Sipas një komunikate për shtyp të policisë në Gjermani, vetura e serbit ishte ndalur prej policisë në pikën kufitare në afërsi të Kiefersfelden dhe gjatë kontrollimit të dokumenteve të tij, policia e kishte konstatuar se ai ishte i kërkuar prej autoriteteve shkaku i një dënimi të mëparshëm me gjobë, për trafikim.