Gulen i pikëlluar për atë që ndodhi në Notre Dame

Gulen i pikëlluar për atë që ndodhi në Notre Dame

18 April 2019 11:03

Kleriku mysliman me qëndrim në SHBA, Fetullah Gulen ka reaguar për djegien e katedrales s Notre Dame në Paris.

Në një deklaratë dërguar mediave, Gulen ka shprehur pikëllimin e thellë për siç thotë zjarrin që dëmtoi një nga thesaret më të rëndësishëm të botës.

Deklarata e Gulenit

U pikëllova thellë nga zjarri në katedralen Notre Dame, i cili dëmtoi një nga thesaret më të rëndësishëm të botës.

Katedralja e Notre Dame ka dëshmuar ngjarje të rëndësishme në historinë e Francës dhe ka qenë frymëzimi për veprat artistike të njohura botërore, duke fituar një vend të veçantë në zemrat e popullit të Francës. Dëmi i shkaktuar në këtë ndërtesë është një humbje e madhe për njerëzimin.

Mesazhet e solidaritetit nga pjesë të ndryshme të botës si përgjigje ndaj zjarrit tregojnë thellësitë e ndjeshmërisë sonë njerëzore dhe vëllazërisë. Shpresoj që skenat e inkurajuese, që dolën nga kjo ngjarje tragjike do të përsëriten sa herë që ka humbje të jetës njerëzore, burimeve natyrore dhe thesareve kulturore, pavarësisht se ku ndodh. Qëndrimi së bashku për të ndihmuar në kohët e tragjedisë, kontribuon në frymën e vëllazërisë botërore.

Unë besoj se njerëzit e Francës do të rindërtojnë këtë ndërtesë historike dhe do ta rikthejnë plotësisht madhështinë e saj. I shpreh ngushëllimet e mia Presidentit francez, Emanuel Macron, kryepeshkopit Michel Aupetit, rektorit Patrick Jacquin, ministrave të katedrales së Notre Dame dhe njerëzve të Francës. Unë ftoj të gjithë që të mbështesin përpjekjet për të rindërtuar këtë Katedrale të bukur.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme