Botë

Kosova bashkëndjen me fatkeqësinë në Paris që dogji katedralen Notre Dame

Kosova i është bashkuar dhimbjes pas fatkeqësisë nga e cila pësoi katedralja Notre Dame në Paris.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka thënë se është “fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris”.

“Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt!”, ka thënë Thaçi.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit, katedralën Notre-Dame de Paris.

“Kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës. Bashkëndjej me kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe popullin e vendit mik, për këtë humbje të madhe!”, ka thënë Haradinaj.