Organizata e Kombeve të Bashkuara konfirmoi se 47 persona janë vrarë dhe 181 janë plagosur në luftimet e fundit që janë bërë në Tripoli derisa forcat në pjesën lindore të vendit kërkojnë të marrin kryeqytetin nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht.
Ndërkaq Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se luftimet e fundit rrezikojnë ndihmat mjekësore, derisa Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme të luftimeve, transmeton KTV.
2 mijë e 800 persona kanë ikur nga kryeqyteti që prej kohës kur gjenerali Khalifa Haftar filloi pushtimin e kryeqytetit.