Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May, do të takojë krerët e Gjermanisë dhe Francës, katër ditë para se vendit ti skadojë afati për daljen nga Bashkimi Evropian.
May do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, ndërsa më pas do të udhëtojë në Paris ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, nga të cilët do të kërkojë shtyrjen e afatit për Brexit deri më 30 qershor, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMay do të jetë pjesë e një samiti të jashtëzakonshëm të mërkurën, ku 28 shtetet anëtare të BE-së, do të votojnë për zgjatjen e këtij afati.
Britania e Madhe është e obliguar të largohet nga BE në orën 23:00 të premten.
Deputetët kanë hedhur poshtë marrëveshjen e tërheqjes së Theresa May me liderët e tjerë evropianë vitin e kaluar.