Botë

May: Mund të negociohet edhe qëndrimi në BE

May: Mund të negociohet edhe qëndrimi në BE

Kryeministrja britanike Theresa May, vijon të negociojë me Laburistët për një marrëveshje për mënyrën e daljes nga BE-ja, ndërsa tha se tashmë vendi ka vetëm dy zgjidhje.

Duke iu referuar vendimit më të fundit të parlamentit, që ndalon daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, pa një marrëveshje, May tha se nëse kjo e fundit nuk miratohet, atëherë do negociohet qëndrimi në Bashkimin Evropian, transmeton atsh.