Botë

Nga Selaniku qindra migrantë po tentojnë të hyjnë në Maqedoninë e Veriut

 

Qindra migrantë nga pjesë të ndryshme të Greqisë janë mbledhur afër një kampi në Selanik dhe po planifikojnë të kalojnë kufirin me Maqedoninë Veriore, në mënyrë që prej rajonit të Ballkanit, të shkojnë në vendet evropiane për të kërkuar azil.

Policia thotë se më shumë se 500 persona, duke përfshirë edhe familje me fëmijë, janë mbledhur në një fushë misri, dhjetë kilometra në perëndim të Selanikut.