Botë

Trumpi tallet me ish-zv.presidentin shkaku i akuzave për keqpërdorim seksual

Descriptive Text

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është marrë me akuzat për ngacmim seksual që i janë bërë ish-zëvendëspresidentit Joe Biden, kandidat i mundshëm presidencial në zgjedhjet e vitit 2020.

Në një fjalim për mbledhje të fondeve në emër të partisë republikane, Trumpi përmendi akuzat që ia kanë bërë dy gra presidentit Biden.

“Duket se i vetmi josocialist po trajtohet mirë nga socialistët. E kanë kapur keq ish-zëvendëspresidentin. Doja ta telefonoja, nuk e njoh mirë por do t’i thosha ‘Mirëserdhe në këtë botë Joe”, ka thënë Trump.

Ish-anëtarja e asamblesë kombëtare të Nevada, akuzoi Bidenin për puthje në kokë që tha se e bëri të mos ndjehet rahat. Akuzë të ngjashme për Bidenin kishte edhe një grua nga Connecticut, të cilat ai vet i ka mohuar.