Botë

Tsipras thërret për ndërtim urash në vend të mureve

Tsipras thërret për ndërtim urash në vend të mureve

Kryeministri grek Alexis Tsipras në një konferencë me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev në Shkup tha se mes dy vende duhet të ndërtohet ura bashkëpunimi dhe jo mure.

“Ne jemi këtu për të gjetur zgjidhje dhe për të shikuar përpara, të shohim drejt ardhmërisë. Të largojmë nyjet, të ndërtojmë ura në vend të mureve. Mbrëmë Papa deklaroi se ata që ndërtojnë mure, gjenden vetë si të burgosur në ato mure, kurse ata që po përpiqen të rrënojnë muret ata po ndërtojnë ura. Gjithsesi ne mësojmë nga historia, por edhe krijojmë historinë tonë, ky është vizion kyç për Evropën dhe Ballkanin” tha Tsipras.