Botë

Joe Biden mohon akuzat për sjellje të papërshtatshme

Foto: Reuters

Joe Biden mohon akuzat për sjellje të papërshtatshme

Ish nën-presidenti amerikan Joe Biden, ka mohuar akuzat e Lucy Flores, ish-anëtare e asamblesë në Nevada, për sjellje të papërshtatshme.

Flores ka deklaruar se Biden e kishte puthur atë në pjesën e pasme të kokës, gjatë një fushate zgjedhore.

‘Kurrë nuk kisha përjetuar diçka aq të papërshtatshme’, shkroi ajo.

Biden nga ana e tij thotë se përgjatë viteve u ka shprehur dashuri njerëzve, duke shtuar se “jo një herë, por asnjëherë nuk besoj të kem vepruar në mënyrë të papërshtatshme”,transmeton kp.

Duke shërbyer si zv-president i Barak Obamës për tetë vjet dhe në Senatin amerikan për gati katër dekada, Biden shihet si një kryesues i mundshëm në garën për nominimin për president nga demokratët edhe pse nuk e ka shpallur ende kandidaturën e tij,