Botë

Partia e Erdoganit frikohet se mund t’i humbasë Ankaranë dhe Stambollin

Miliona njerëz po votojnë në zgjedhjet lokale të Turqisë, të cilat janë parë gjerësisht si referendum për presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Zgjedhjet vinë në mes të një rënie ekonomike, me partinë qeverisëse AK, duke pasur frikë se mund të humbasin kontrollin ndaj Ankarasë dhe Stambollit, dy qytetet më të mëdha të Turqisë.

Vendi është në recension, inflacioni është në 20% dhe lira ka rënë, duke shkaktuar falimentime.

Më shumë se 57 milionë votues mund të zgjedhin kryetarë të komunave dhe këshilltarë në të gjithë Turqinë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Kjo do të jetë votimi i parë komunal që kur Erdogani mori përsipër kompetencat ekzekutive nëpërmjet zgjedhjeve presidenciale vitin e kaluar.

Dy persona u qëlluan për vdekje në një qendër votimi në qytetin lindor të Malatyas. Raportet thonë se një përleshje shpërtheu pasi një burrë nuk pranoi të përdorte një kabinë votimi, duke preferuar të votonte në të hapur.