Një zjarr i madh shkatërroi një bllok zyrash në Daka të Bangladeshit, duke vrarë të paktën pesë persona.
Ngjarja ka ndodhur sot ku mediat raportojnë se tre persona kanë vdekur duke u hedhur nga ndërtesa 19-katëshe, ndërsa dy të tjerë duket se kanë vdekur nga asfiksia, transmeton Tch.
Njerëzit u panë duke bërtitur për ndihmë nga dritaret, ndërsa mediat raportojnë se 6 persona janë parë duke u hedhur nga dritaret e përfshira nga zjarri.
Numri i viktimave ende nuk është bërë i qartë por thuhet se deri më tani 45 persona po trajtohen në spital me plagë të rënda dhe asfiksi. Ende nuk është i qartë shkaku i shpërthimi të zjarrit në ndërtesën 19-katëshe.
Kjo është hera e dytë që Daka përballet me një situatë të tillë. Muajin e kaluar, një zjarr masiv në një lagje historike të Dakas la të vdekur 78 persona. Daka është një nga qytetet me të populluara në botë, ku jetojnë 18 milionë banorë.